Frontmeni i grupit "Green Day", Billie Joe Armstrong, është duke planifikuar të fillojë solo-karrierë, sepse ai dhe bashkantarët e grupit shpesh mërziten nga njëri-tjetri.
Këngëtarët e hitit “American Idiot” janë duke bërë muzikë bashkë qe 20 vite, ndërsa Armstrong pranon se puna e përbashkët me Tre Cool dhe Mike Dirnt, nganjëherë është e lodhshme.
“Nganjëherë mërzitemi me njëri-tjetrin dhe provojmë t’i japim hapësirë njëri-tjetrit. Ndoshta një ditë do të incizoj një solo-album”, ka thënë Armstrong.